LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president të Francës gjatë një tubimi kapet dhunshëm për qafe nga një burrë, intervenon sigurimi

Kandidati për president të Francës gjatë një tubimi kapet dhunshëm për qafe nga një burrë, intervenon sigurimi

Kandidati për president të Francës, Éric Zemmour, është sulmuar në një tubim parazgjedhor në Francë, shkruan BBC.

Derisa 63-vjeçari po lëvizte përmes turmës duke ecur drejt skenës, një burrë shkurtimisht e kapi për qafe para se të intervenonin pjesëtarët e sigurimit, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë që Zemmous ka pësuar lëndime të lehta në kyçin e dorës, dhe se mjeku i ka rekomanduar pushim mjekësor prej nëntë ditëve.


Ish-gazetari është i njohur për qëndrimet kontroverse për migrantët dhe Luftën e Dytë Botërore. /Telegrafi/