LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë – qyteti për të drejtat e njeriut

Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë – qyteti për të drejtat e njeriut

Qyteti për të Drejtat e Njeriut është iniciativë e Shulamith Koenig dhe Lëvizjes për Edukimin për të Drejtat e Njeriut.

Kjo nismë është propozuar në Konferencën Globale për të Drejtat e Njeriut në vitin 1993 në Vienë, Austri, derisa Rosario në Argjentinë është Qyteti i Parë për të Drejtat e Njeriut në botë i shpallur në vitin 1997.

Graci, në Austri, u bë Qyteti i parë Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitin 2001 dhe Washington DC në vitin 2008 shpallet Qyteti i parë për të Drejtat e Njeriut në SHBA. Shumë qytete në Bashkimin Evropian dhe në botë, tani gëzojnë statusin e Qytetit për të Drejtat e Njeriut.


Kur do të shpallet qyteti i parë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë?

Aktivistët për të Drejtat e Njeriut nga Evropa dhe SHBA sugjerojnë se Kosova mund të filloj përgatitjet për shpalljen e qytetit për të Drejtat e Njeriut! Kjo mundësi do ju ofrohet të gjitha qyteteve, por cili do të jetë qyteti i parë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë?

Edukimi për të Drejtat e Njeriut – EDNj në Kosovë ka shënuar ngecje, për më tepër aktivistët dhe edukatorët për të drejtat e njeriut shpesh janë përbuzur, etiketuar dhe kërcënuar gjatë punës së tyre. Kosova duhet të ofrojë mbështetje për organizatat dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Ky është edhe një ndër kushtet themelore për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian!

Raporti i publikuar me 11 Tetor, 2021 nga Agjencioni i Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut na mëson dhe udhëzon si të formojmë qytetin për të Drejtat e Njeriut!

“Qeveritë kombëtare dhe lokale janë bartës të detyrave dhe ato janë përgjegjëse për implementimin e detyrimeve për të Drejtat e Njeriut. Këto detyrime lidhin të gjitha format e qeverisjes vendore në zonat urbane ose rurale, pavarësisht nga madhësia e tyre dhe varen nga fuqitë që këto qeverisje vendore kanë në fusha të ndryshme në veçanti në arsim, shëndetësi, çështjet sociale ose strehim.” Cili do të jetë qyteti i parë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë?

Dr. Neshad Asllani
Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut
Sa më shumë dimë për të Drejtat tona aq më pak do t’i shkelim të drejtat e të tjerëve! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori