LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 14 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz

Arrestohen 14 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona në Gjakovë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”.

Të njëjtit u arrestuan pasi janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar.


“Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/