LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, meshkujt dolën më shumë për të votuar në krahasim me femrat

Zgjedhjet lokale, meshkujt dolën më shumë për të votuar në krahasim me femrat
Foto: Arkiv/Ilustrim

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, meshkujt dolën më shumë për të votuar në krahasim me femrat. Ky konstatim mbështet në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje sipas gjinisë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për KosovaPress, se rreth 46% e votuesve meshkuj të regjistruar morën pjesë në votime. Ndërsa shifra e pjesëmarrjes së femrave është më e ulët, pasi sipas të dhënave të KQZ-së vetëm rreth 38% e votuesve femra dolën për të votuar më 17 tetor.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e tetorit ishte 1 milion e 885 mijë e 448 votues, prej të cilëve rreth 968 mijë ishin votues ishin meshkuj, ndërsa, femra ishin rreth 918 mijë votuese.


“Duke u mbështetur në të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje, nga rreth 968 mijë votues meshkuj kanë votuar rreth 46% e tyre apo rreth 443 mijë votues, ndërsa nga rreth 918 mijë votuese të regjistruar, kanë votuar rreth 38% apo gati 345 mijë votuese”, deklaroi Elezi.

Elezi shpjegon se jo vetëm në këtë proces zgjedhor, por edhe në 8 procese të tjera zgjedhore që nga viti 2009, pjesëmarrja në votime ka qenë gati gjithmonë më e lartë te meshkujt, me përjashtim të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.

“Pjesëmarrja në votime, që nga viti 2009 dhe deri në zgjedhjet e fundit të 17 tetorit, është më e lartë te meshkujt. Kjo nuk vlen vetëm për zgjedhjet lokale 2013 kur është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e femrave në historinë e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo pjesëmarrja, ishte dukshëm më e lartë edhe në raport me meshkujt për rreth 38 mijë votuese më shumë”, vijoi Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kishin votuar 425. 186 femra nga 867. 36 sa ishin të regjistruara apo 49.04% e tyre. Kjo shifër ishte më e lartë për rreth 38 mijë votues më shumë krahasuar me votuesit meshkuj. Në atë proces zgjedhor kishin votuar 387.627 meshkuj nga 912 .321 të regjistruar apo 42.49% e tyre.

Për zgjedhjet lokale që u mbajtur më 17 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar 89 subjekte politike dhe rreth 5 mijë e 370 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave, kurse pjesa tjetër kandidatë për Kuvende Komunale. Nga ky numër kandidatësh, më shumë se 3 mijë e 400 ishin kandidatë meshkuj, ndërsa vetëm 1 mijë e 951 femra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori