LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga varianti Omicron – rikthehet vaksinimi gjatë vikendeve, MSh fton qytetarët për t’u vaksinuar

Rreziku nga varianti Omicron – rikthehet vaksinimi gjatë vikendeve, MSh fton qytetarët për t’u vaksinuar

Varianti Omicron i  cili së fundi është paraqitur në disa vende të botës, ka bërë që në Kosovë institucionet shëndetësore të marrin masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndonëse në vendin tonë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me variantin Omicron, Qeveria  e ka parë të arsyeshme që të marrë masa parandaluese.

E si rrjedhojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër coronavirusit, që ta marrin edhe dozën e dytë për të fituar mbrojtje më të madhe nga ky virus.


“Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, i rikujton kësaj kategorie të qytetarëve se certifikata e tyre me vetëm një dozë do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se katër javë apo nëse testi RT-PCR është kryer në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze”, është thënë në njoftimin e Ministrisë.

Në kuadër të kësaj, me vendim të Komitetit për vaksinim  të MSH-së, ka rifilluar vaksinimi edhe gjatë vikendit.

Kujtojmë se ditë më parë ministria ka njoftuar se vaksinimi mund të kryhet në cilëndo qendër të vaksinimit dhe pa caktuar terminë, shkruan Telegrafi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 777 doza të vaksinës. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës. Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen me vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Kujtojmë se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 6 dhjetori qytetarët që kanë vetëm një dozë të vaksinës do të duhet të kenë edhe një test negativ PCR në coronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm për 48 orë, në mënyrë që të hyjnë në Kosovë.

Me masat aktuale, hyrja në Kosovë mundësohet me test negativ PCR.

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obliguese edhe me masat e reja, ashtu si edhe kufizimi i lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00.

Në 24 orët e fundit janë konfrimuar vetëm 4 raste të reja, kurse në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 324. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori