Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në vitin 2021 kanë kërkuar trajtim 80 nëna nën moshën 18 vjeçare. Sipas drejtorit kësaj klinike, vajza më e re që ka lindur ka qenë në moshën 15 vjeçare.
Aktualisht në Klinikën e Gjinekologjinë po trajtohen tri nëna që janë nën moshën 18-vjeçare.
“Deri më sot 80 paciente që janë bërë nëna nën moshën 18-vjeçare kanë kërkuar shërbim në Klinikën e Gjinekologjisë. Nga to 77 kanë marrë shërbimin dhe janë liruar për në shtëpi. Shumica nga to kanë bërë lindjer normale, derisa 21 prej tyre kanë kërkuar edhe shërbime tjera për shkak të problemeve me shtatzani”, deklaroi për RTV Dukagjinin Jakup Ismaili.
Vajza më e re që ka bërë lindje në këtë klinikë ka qenë vetëm 15-vjeçare.
Ismajli thotë se për secilin nga këto raste lajmërohet policia, prindi, dhe punëtorët social.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave konsiderojnë se numri i vajzave që lindin në këtë moshë po shtohet dita ditës.
“Vajzat që lindin në këtë moshë, provohen nga shkollimi pikë së pari. Derisa edhe qasjen në tregun e punës këto gra e kanë më të vështirë”, deklaroi Leonida Molliqaj.
Rastet e bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18-vjeç janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë.
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë