LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron Ramën: Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve

Kurti uron Ramën: Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve

Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Kurti ka kujtuar dhe nderuar sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.

Ai ka theksuar rolin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që përveçse në mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.


“Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Kryeministri Kurti në letrën e urimit.

“U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori