Në Spitalin e ri të Pediatrisë Kirurgjike “Sheikha Fatima”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i cili u përuruar para rreth 3 muajve nga krerët më të lartë të shtetit, ende nuk ka ofruar as edhe një shërbim mjekësor. E funksionalizimi i tij ende nuk dihet se kur do të ndodhë, pasi nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se për këtë projekt është bërë vetëm pranimi ceremonial por jo edhe aprovimi teknik.
Zyra për medie e MSh-së në një përgjigje për Kp thonë se kanë themeluar mekanizmat për zbatimin e këtij projekti, për të cilën fillimisht duhet të propozohet pranimi teknik, të aprovohet e më pastaj të nisin me përgatitjet për funksionalizim.
Po ashtu në këtë përgjigje thuhet se duhet një plani i veprimit që parasheh funksionalizimin e çdo shërbimi në këtë spital.
“Ministria e Shëndetësisë në vitin 2020 ka themeluar mekanizmat për zbatimin e projektit të Spitali Pediatrik donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabet, komitetin drejtues dhe njësinë për zbatimin e projektit. Njësia për zbatimin e projektit duhet të rekomandoj pranimin teknik dhe pastaj komiteti drejtues ta aprovoj. Kohë më parë është bërë pranimi ceremonial, ndërsa pas aprovimit teknik do të fillohet me përgatitjet për funksionalizim, përmes një plani të veprimit që parasheh funksionalizimin e çdo shërbimi të paraparë në këtë spital, në përputhje me infrastrukturën e tij dhe resurset njerëzore që duhet angazhuar aty”, thuhej në përgjigjen e MSH-së.
Pediatri i Klinikës së Pediatrisë, Ramush Bejiqi u shpreh se donacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka qenë i mjaftueshëm që ky spital të ofrojë shërbimet spitalore. Për çka ai tregoi se tashmë Emiratet Arabe kanë ndarë edhe një shumë tjetër për këtë spital.
Ai shpreson që shumë shpejt pacientët do mund të marrin shërbime moderne mjekësore në këtë spital.
“Mjetet financiare të cilat kanë qenë donacion kanë qenë aq mirë të shfrytëzuara asgjë nuk ka mbetur mangu, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për sistemin informativ dhe komunikim në spital dhe për pajisjet kirurgjikale dhe është bërë kërkesë e re shikoni ato janë procedura të prokurimit të cilat kanë kaluar në sistemin e Emirateve Arabe të gjitha mjetet janë lejuar kemi marr mjete shtesë nga Emiratet Arabe për pajisjen e Klinikës me sistemin informativ dhe komunikim dhe për pajisjet për Kirurgjinë e Fëmijëve. Dhe unë shpresoj që shumë shpejt Klinika e re do të hapet dhe do jetë në shfrytëzim”, theksoi ai.
Kurse, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se për të funksionuar ky spital pediatrik me pajisje mjaftë moderne nuk ka kuadro mjekësor.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla u shpreh se është për të ardhur keq, pasi investimet janë enorme dhe pajisjet janë mjaftë moderne, por ka pak profesionistë që mund të punojnë me ato pajisje.
“Kosova ka mungesë të kuadrove që mund ta ushtrojnë atë detyrë në QKUK, janë 51 anesteziologë dhe aty është Kirurgji Pediatrike, plus duhet të ketë specializime specifike me të cilat duhet me u marrë, andaj nuk është menduar mirë siç nuk po mendohet se fushatat politike po dalin po ndërtojnë spitale por spitalet duhet me mirëmbajt dhe duhet me funksionuar me dikë. Nuk mundemi ne me funksionalizuar diçka për të cilin ne nuk kemi kuadro. Andaj, është për të ardhur keq, investimet janë enorme, janë shumë moderne, mirëpo kemi pak profesionistë që mund ta ushtrojnë këtë detyrë“, u shpreh Syla.
E nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kërkojnë që çdo pengesë për funksionalizimin e spitalit pediatrik kirurgjik “Sheikha Fatima”, duhet të eliminohet.
Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra tha se tani është dashur të ndaj edhe buxhet shtesë për këtë spital me qëllim që sa më shpejt fëmijët e sëmurë të marrin shërbime cilësore spitalore.
“Faktikisht ai është një gabim në hapa për shkak se ai spital është përuruar ende pa i plotësuar si me thënë të gjitha kriteret për funksionalizim edhe ne konsiderojmë se tani është dashur të ketë buxhet shtesë i cili është i nevojshëm për plotësimin e kushteve që aty veçse të filloj puna…
Nuk është e mirë që ne të përurojmë spitale dhe të premë shirita dhe të mos mund të punojmë në to, ajo që është e nevojshme çdo mungesë e cila ekziston për funksionalizimin e atij spitali duhet të eliminohet në mënyrë që fëmijët sa më shpejt të kenë një trajtim të dinijetetshëm në atë institucion
Deri më tani ka pasur kushte të padinjiteteshme për trajtimin e fëmijëve tani kemi një spitali i cili është i një standardi shumë të lartë prandaj është shumë e nevojshme që sa më shpejt të funksionalizimet ky spital dhe fëmijët të fillojmë më në fund një trajtim të dinjitetshëm, gjithashtu duhet të eliminohen edhe mangësitë e stafit dhe çdo mangësi tjetër dhe fëmijët të marrin trajtim sa më cilësor dhe të sigurt”, u shpreh Kodra.
Ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 21 mars të vitit 2016, kishin vënë gur themelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së. Realizimi i këtij projekti ishte paraparë të përfundojë në vitin 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite