LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po e shpërblen Mendyn me kontratë të re dhe pagë dyfish më të madhe

Chelsea po e shpërblen Mendyn me kontratë të re dhe pagë dyfish më të madhe

Edouard Mendy është padyshim njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin.

Portieri senegalez ka shfaqur formë të jashtëzakonshme pas transferimit te Chelsea dhe është një titullar i padiskutueshëm.


29-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit të kaluar për 24 milionë euro nga skuadra franceze Rennes.

Duke parë formën fantastike që po kalon, Chelsea i ka bërë gati kontratën e re senegalezit, ku do të ketë rritje page.

Aktualisht Mendy fiton 50 mijë funte në javë, apo një pagë prej 2,4 milionë funte në vit.

Mediat në Angli kanë raportuar se londinezët i kanë ofruar kontratë të re Mendyt ku paga e tij do të dyfishohet.

Nga 50 mijë sa fiton në javë, Mendy me kontratën e re do të marrë 100 mijë funte në javë apo 4,8 milionë funte në vit.

Megjithatë shumë nga tifozët e Chelseat kanë raportuar se senegalezi meriton shumë më shumë, pasi portieri rezervë Keppa Arrizabalaga ka një pagë prej rreth tetë milionë në vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori