LAJMI I FUNDIT:

Lukaku duhet të jetë pishman me largimin nga Interi: Nga yll i skuadrës, te rezervë luksi te Chelsea

Lukaku duhet të jetë pishman me largimin nga Interi: Nga yll i skuadrës, te rezervë luksi te Chelsea

Largimi i Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea verën e kaluar, ishte një dramë për zikaltrit, megjithatë në Milano mbërriti Edin Dzeko, që ka bërë mirë punën e tij në sulm dhe tani askush nuk po e “qan” më sulmuesin belg.

Ky i fundit kërkoi me ngulm rikthimin te Chelsea, megjithatë deri tani ka treguar shumë pak nga repertori i tij dhe kur kanë kaluar katër muaj në “Stamford Bridge”, Romelu Lukaku nuk shihet më si titullar nga Thomas Tuchel.


Me fanellën e Interit belgu shënoi 64 gola në 95 ndeshje, me një mesatare prej 0.67 golash për ndeshje, ndërsa në Angli ka shënuar vetëm 4 gola në 13 ndeshje të luajtura në të gjithë garat me Chelsean.

Për më tepër, një dëmtim ndaj Malmos e la jashtë fushave për disa javë dhe në të njëjtën kohë, Thomas Tuchel pa që Chelsea i tij funksiononte më mirë pa Lukakun në majë të sulmit, pasi po shënojnë të gjithë, ndërsa Timo Ëerner po e bën në mënyrë perfekte sulmuesin fals.

Pikërisht për këtë arsye, në dy ndeshjet e fundit Romelu Lukaku është ulur në stol, teksa ka luajtur vetëm 29 minuta në përballjen ndaj Ëatfordit në mesjavë, por sërish pa ia dalë të lërë gjurmë.

Ndonëse paguan 115 milionë euro për ta marrë nga Interi, te Chelsea duket se janë gati ta mbajnë në stol belgun, për sa kohë skuadra funksionon më mirë pa të në fushë dhe arrin të marrë rezultat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori