LAJMI I FUNDIT:

Kurti foli para sudentëve të Universitetit të Oksfordit: Procesi i Berlinit korniza e vetme gjithëpërfshirëse për Ballkanin Perëndimor

Kurti foli para sudentëve të Universitetit të Oksfordit: Procesi i Berlinit korniza e vetme gjithëpërfshirëse për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, foli sot para studentëve të SEESOX në Universitetin e Oksfordit, dhe pjesëmarrësve të tjerë të këtij diskutimi virtual.

Krahas kryeministrit Kurti, të ftuar në diskutimin me temën “Ballkani i Hapur dhe/ose integrimi evropian: Një përgjigje apo një devijm?”, ishin edhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Diskutimi u drejtua nga z. Othon Anastasakis nga Kolegji St Antony i Oksfordit dhe znj. Belina Budini nga Universiteti Europian i Tiranës.

Sipas njoftiit nga Kryeministria, duke folur për fitoren bindëse të muajit shkurt, kryeministri veçoi dy premtimet kryesore: punë dhe drejtësi.


Ne treguam se kur ke një lëvizje që promovon demokracinë, barazinë, zhvillimin dhe drejtësinë sociale, njerëz të zakonshëm me ëndrra të përbashkëta mund të bashkohen dhe ta ndryshojnë fatin e vendit, tha ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e plotë për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës dhe ombrellës së Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se duhet qenë edhe të kujdesshëm.

“Ne mbështesim plotësisht bashkëpunimin rajonal dhe e dimë se të gjithë fitojmë kur heqim barrierat ndaj tregtisë dhe heqim kufizimet për të udhëtuar, për të punuar dhe për të bërë biznes. Por çdo nismë duhet të jetë brenda agjendës dhe ombrellës së BE-së, të funksionojë brenda rregullave të BE-së dhe të na sjellë më pranë anëtarësimit në BE, e jo më larg tij”, tha ai.

Procesin e Berlinit ai e veçoi si kornizën e vetme gjithëpërfshirëse në të cilën ka shumë iniciativa, duke përfshirë iniciativën për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Ai përsëriti mbështetjen për Procesin e Berlinit si një platformë ku të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë dhe si një proces plotësues i integrimit në BE, jo si alternativë ose zëvendësim për të.

Në këtë drejtim, ne kemi propozuar themelimin e një bashkëpunimi të ri rajonal të quajtur Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – SEFTA.

“Propozimi ynë synon ta forcojë Tregun e Përbashkët Rajonal duke hequr pengesat dhe mosmarrëveshjet në terminologji që pengojnë progresin dhe duke futur institucione të pavarura të cilat mund t’i zgjidhin në mënyrë të paanshme dhe profesionale mosmarrëveshjet ndërmjet palëve”, tha Kurti.

Duhet të ketë një angazhim të rinovuar drejt anëtarësimit në BE për rajonin me një synim të qartë që vë në lëvizje reformat. SEFTA është kontributi ynë modest, por edhe shumë konkret në këtë drejtim.

Duke folur për Tregun e Përbashkët Rajonal, që iu dha mbështetja vitin e kaluar në Samitin e Sofjes, ritheksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë për të dhe synimin e zbatimit të katër lirive të BE-së: njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

“Çdo iniciativë tjetër që synon ta replikojë Tregun e Përbashkët Rajonal ose ta zëvendësojë integrimin në BE nuk është vetëm e tepërt, por edhe me qëllim të keq dhe sigurisht, një devijim nga reformat e vërteta demokratike dhe integrimi në BE; që krijon hapësirë dhe mundësi për akterët keqdashës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori