Fati i saj ndryshoi para 19 vjetësh. Atë ditë kur familja kishte vendosur që vajzën e saj 33 vjeçe ta martojë me shkues.
Jeta u kthye në tmerr për gruan nga Klina, e cila ka vendosur të rrëfejë jetën e saj të trishtë, për dhunën që përjetoi 17 vjet rresht nga bashkëshorti i saj, i cili ka probleme mendore.
Këtë e kuptoi vetëm dy vjet pas martesës, pak para se ta lindte djalin, i cili u bë arsye e vuajtjeve dhe rezistencës së saj.
“Më kanë kërku me braktis djalin”, tha ajo.
Ky ishte një kompromis që ajo nuk e pranoi me asnjë çmim. Thellë besonte se vuajtjeve do t’u vinte fundi dhe dashuria për fëmijën do ta ndryshonte sjelljen e burrit të saj.
“Asnjëherë nuk e lë fëmijën tim… Asnjëherë në botë.. masanej skom pasë rrrugëzgjidhje tjetër, veç me u kthy te burri…”, u shpreh ajo për ATV.
Mbijetesa nën dhunën sistematike të burrit të saj, për 17 vjet, ishte e vështirë.
“Ka përdorë dhunë me shuplakë, me grusht, për floksh, me shkelum, me shtagë. Ka pasë raste kur ma ka afru thikën deri te fyti… Kam qenë duke shërby kafe. Edhe m’ka sha pse nuk po dhezet zjarri…”, tha ajo.
Për më tepër, gruaja thotë se nuk gjeti mbështetje as tek institucionet.
“Unë mbi 200 herë e kam lajmëru rastin në polici. Deri në 50 seanca gjyqësore janë marrë për 17 vjet. Përgjigja e institucioneve ka qenë: shko te burri yt, nuk ki kah ja man, nuk ke rrugëdalje tjetër”, tha ajo.
Pa punë, pa shtëpi e pa përkrahje nga familja, 52-vjeçarja ka hall edhe mbijetesën. Edhe paratë që i marrin përmes asistencës sociale, ajo thotë se burri nuk di t’i menaxhojë.
Nga institucionet zonja kërkon vetëm banim të përkohshëm, e më pas thotë se mund të punojë për çka edhe u shkollua para martesës.
“Unë jam e gatshme me punu si rrobaqepëse, si instruktore e rropaqepësisë, apo çkado tjetër, vetëm që ta sigurojë bukën e gojës”, tha ajo.
Krahas mbijetesës përballë dhunës, ajo forcën për mbijetesë e gjeti te pasioni i saj – leximi.
“Mu m’ka ndihmu libri ‘Shërimi i vetvetes’, ku me pasë mundësi që të kujdesesh për vetveten. Ai është libër që të ndihmon që mos ta humbësh veten”, shtoi ajo.
Për të gjitha gratë që janë duke përjetuar të njëjtën situatë, zonja nga Klina ka një mesazh.
“Asnjëherë mos e duro dhunën. Gjithmonë të jesh vetvetja. Dhuna nuk durohet nga askush. Në asnjë mënyrë”, u shpreh tutje ajo.
52-vjeçarja ka vendosur të mos durojë më. Ajo shpreson të gjejë një zgjidhje për t’ia dalë e vetme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj