Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni ushtarake festive në Berlin ajo nderohet të enjten në mbrëmje para largimit nga detyra. Po si do ta kalojë Merkel kohën pas 16 vitesh si kancelare?
Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që ajo ndoshta nuk pati kohë këto javë t’i gatuajë. Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit ajo qëndroi kancelare në detyrë, siç është zakon në Gjermani derisa të formohet qeveria e re.
Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve.
Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës Angela Merkel nuk e theu për pak ditë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021. Por javën e ardhshme e merr detyrën qeveria e re.
Merkel nderohet të enjten në mbrëmje (02.12.)me nderimin më të lartë, një ceremoni ushtarake festive në Berlin, ku merr pjesë edhe presidenti, Steinmeier. Është traditë në Gjermani që gjatë ceremonisë luhen tre këngë. Kancelarja Merkel ka shprehur dëshirën për një këngë kishe, “Zot i madh të nderojmë”, një këngë mhaft të njohur të Hildegard Knef, “Për mua të bjerë shi trëndafilash të kuq” dhe një këngë kult të RDGJ-së, që ende sot e njohin gjermanolindorët, këngën e Nina Hagenit, shkruar në 1974-në RDGj, “Ke harruar filmin me ngjyra”.
Fillimisht pushim
Gjatë një vizite në korrik në Uashington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje të djallëzuar, kancelarja tha: “do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj”.
15,000 euro pension në muaj
Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj.
Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.
Një karrierë e dytë nuk përjashtohet
Kancelarët apo anëtarët e qeverive janë të preferuar si konsulentë si dhe për shkak të kontakteve të tyre të mëdha politike. Disa nga paraardhësit e Angela Merkelit nisën pas daljes në pension biznese. Helmut Schmidt u bë në vitin 1982 botues i gazetës javore “Die Zeit” dhe mbante fjalime për të cilat merrte honorare të majme. Në një intervistë në vitin 2012 ai tha se “e kam si rregull që nuk mbaj fjalime për një honorar më pak se 15,000 dollarë.”
Ish-kancelarët Helmut Kohl dhe Gerhard Schröder u treguan më të zotët se sa Helmut Schmidt-i për ta shndërruar të kaluarën dhe famën e tyre politike në burim fitimi. Kohl themeloi një kompani për konsulencë për politikë dhe strategji, me të cilën fitonte shumë mirë si lobist dhe konsulent.
Kurse Gerhard Schröder shkaktoi shumë zhurmë kur në vitin 2005, vetëm disa muaj pasi u largua nga posti i kancelarit, nisi të punonte për kompaninë Nord Stream, degë e Gazpromit rus, për të cilën ishte angazhuar fort gjatë kohës që ishte kancelar.
Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re apo ndonjë post honorifik? Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit