Maqedoni: Vaksinat kundër Covid-19 janë shumë efektive, parandalojnë sëmundje të rënda dhe vdekje
Analiza për efikasitetin e vaksinave kundër Covidi-19 ndaj popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregoi se vaksinat janë shumë efektive në popullatën maqedonase në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Covid-19.
Në konkluzioni nga analiza të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se vaksinat nga prodhues të ndryshëm nuk kishin dallime të mëdha në efektivitetin e tyre në parandalimin e vdekjes nga Covid-19, por kishte dallime në parandalimin e shtrimit në spital nga Covid-19. Analiza tregon se një dozë e vaksinës COVID-19 është e pamjaftueshme për të parandaluar pasojat e rënda të sëmundjes dhe thekson rëndësinë e marrjes së të paktën dy dozave të vaksinës.
Në një analizë fillestare gjithëpërfshirëse të efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen nga Covid-19 tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të gjithë përdoruesit e sistemit elektronik shëndetësor “Termini Im” janë monitoruar që nga dita e vaksinës së parë të regjistruar më 15 janar 2021 deri më 30 shtator 2021. Në analizë janë përfshirë gjithsej 1.886.124 qytetarë të moshës 11 vjeç e më lart, ku përfshihen 779.558 persona të vaksinuar që kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 1.106.566 persona të pavaksinuar.
Nga personat të cilëve u është ofruar vaksina (11 vjeç e lart), në periudhën e dhënë 41,33% janë vaksinuar me të paktën një dozë, nga të cilat shumica (37,78%) janë vaksinuar plotësisht me dy doza. Shumica e të anketuarve morën vaksinën BfT162b2 nga Pfizer / BioNTech dhe vaksinën CoronaVac nga Sinovac.
Dy doza të vaksinës për Covid-19, nga prodhuesi Pfizer / BioNTech BNT162b2 tregoi efikasitetin më të lartë në parandalimin e shtrimit në spital, e ndjekur nga vaksina ChAdOx1-S (prodhuesi: AstraZeneca) dhe vaksina CoronaVac (prodhuesi Sinovac), të gjitha me mbi 92% efektivitet. Vaksinat BBIBP-CorV (prodhuar nga Sinopharm) dhe Gam-COVID-Vac (prodhuar nga Instituti Gamaleya) treguan efikasitet më të ulët në parandalimin e shtrimit në spital sesa tre vaksinat e mëparshme, por ishin ende shumë efektive, mbi 80%./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze