LAJMI I FUNDIT:

Mirupafshim V12: Aston Martin i thotë lamtumirë motorit të tij legjendar

Mirupafshim V12: Aston Martin i thotë lamtumirë motorit të tij legjendar

Prodhuesi britanik ka konfirmuar ardhjen e afërt të Aston Martin V12 Vantage të ri, por me një lajm të trishtuar.

Industria e automobilave po përjeton ndryshime tektonike dhe brenda tyre ka një sërë pasojash të padëshirueshme.


Kur bëhet fjalë për Aston Martin, kjo do të thotë fundi përfundimtar i një epoke të një motori legjendar V12 që e kishte fjalën kryesore.

Megjithatë, ka disa lajme të mira. Aston Martin ka publikuar një video ku njofton modelin e saj të ri. Dhe duke qenë se ky është një model V12 Vantage, askujt nuk do t’i interesojë që asnjë detaj i vetëm i veturës nuk është i dukshëm.

Gjegjësisht, e gjithë video i dedikohet tingullit të motorit V12, ditët e të cilit janë të numëruara dhe që së shpejti do të zhduket nga skena. Deri atëherë, shijoni simfoninë e tij dhe ngrini altoparlantët.

Me shumë mundësi, ky do të jetë pasardhësi i fundit i linjës fisnike në të cilën kishte ende perla të tilla si V600 V12 Vantage, V12 Zagato dhe V12 Speedster.

“Nuk është vetëm modeli i Limited Edition, por është Final Edition”, thanë ata nga Aston Martin.

Lajmi i mirë është se Vantage mbetet si një emër në gamë dhe do të kthehet së shpejti, megjithëse si një model ekskluzivisht elektrik. /Telegrafi/