LAJMI I FUNDIT:

Mehaj lavdëron gjeneral Ramën dhe e falënderon për bashkëpunim

Mehaj lavdëron gjeneral Ramën dhe e falënderon për bashkëpunim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot gjeneral Rrahman Ramën, një ditë pas lirimit të këtij të fundit tij nga detyra e Komandantit të FSK-së.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar gjeneral Ramën për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët.

“Pas lirimit nga detyra e Komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita Gjeneral Rrahman Ramën”.


“Me këtë rast, në emri tim dhe të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Presidentja Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së
Lexo po ashtu Presidentja Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së

“Njëherit i shpreha falënderimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët”.

“Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar ministri Mehaj.

Gjenerali Rrahman Rama të martën dha dorëheqje nga pozita e Komandantit të FSK-së, kurse në vend të tij Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jashari, që është i biri i Rifat Jasharit./Telegrafi/