LAJMI I FUNDIT:

320 raste aktive me coronavirus në Kosovë

320 raste aktive me coronavirus në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 320.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,984 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/