Qeveria pritet të marrë sot vendim për masat antiCOVID, ky është propozimi i MSH-së
Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat antiCOVID.
Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.
Po ashtu, sipas propozimit të MSH-së, vazhdon kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
Masat tjera, mbesin pothuajse të njëjta, përfshirë këtu edhe punën e gastronomisë që lejohet nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërkaq muzika lejohet deri në ora 21:30.
Sipas këtij propozimi:“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; 2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). 3. Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, thuhet në propozim.
Por, shtetasve të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Megjithatë, një kategori e personave lirohen nga kërkesa për të paraqitur dëshmi, si personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
Po ashtu, nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.3 , lirohen:
5.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
5.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID- 19;
5.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
5.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
5.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
5.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;
5.7 Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri Hoxha paralajmëron zëvendësimin e të gjithë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në Shqipëri
Prezantohet rrejshëm si oficer korrektues, Policia arreston të dyshuarin në Zveçan
VLEN: Kemi ndarë 100 milionë për komunat, do të përmirësohet infrastruktura në zonat shqiptare
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh