Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për takimin e fundit në mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshjet e nënshkruara në mes dy vendeve.
Haradinaj gjatë një interviste për një televizion shqiptar “Vizion Plus”, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të avancojnë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se dy vendet tona duhet të kenë qëllime për të ardhmen.
“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë nevojë që të arrijnë t’i dakordojnë të gjitha protokollet e marrëdhënieve të ndërsjella në çdo fushë të jetës. Nënshkrimi i marrëveshjeve është shumë i mirë por i rëndësishëm është zbatimi i tyre, dmth koha e zbatimit të këtyre marrëveshjeve”, tha Haradinaj, thuhet në njoftimin për media.
Haradinaj ka shtuar se është shumë e rëndësishme për shqiptarët që të kemi dhe të dakordohemi për disa qëllime që janë më me rëndësi për të ardhmen.
“Disa prej këtyre qëllime janë nga fusha ekonomike, disa të sigurisë dhe disa të karakterit kombëtar qëllime këto që duhet ti kemi të qarta tani. Marrëveshjet po nënshkruhen nga qeveritë dmth udhëheqësit e dy qeverive mirëpo më pastaj po ngecin në sistemet e dy vendeve tona, dhe kjo është ndoshta arsyeja që po vonojmë në realizimin e përgjegjësive të marra. Pra, duhet të bëhet përpjekje për sigurimin e implementimit të tyre në kohë”, ka thënë Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të bëhet një pakt në mes dy vendeve si për shembull në fushën e sigurisë për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake.
“I rëndësishëm është unifikimi i të gjitha politikave ekonomike, tatimore e administrative që do ta mundësonte një integrim të tregut dhe ekonomive tona, dhe besoj se kemi ende nevojë për infrastrukturë si rruga e kombit, autostrada energjetike, por nuk kemi një hekurudhë Kosovë-Shqipëri e cila është shumë e nevojshme. Gjithashtu duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra një pakt për mbrojtje të ndërsjellët ushtarake, siç ishte rasti i tërmetit në Shqipëri ku Kosova pati dërguar trupat e saj ushtarake me kohë por e keqja ishte që kishte shumë burokraci, prandaj duhet një pakt mes dy vendeve në mënyrë që të ndodh me automatizëm ndërhyrja nëse njëri apo tjetri vend rrezikohet në çfarëdo forme”, ka thënë Haradinaj.
Sipas të parit të AAK-së, shteti shqiptar duhet t’iu jap nënshtetësinë të gjithë shqiptarëve sepse kjo është në interes të vet Shqipërisë sepse e rrit numrin e pjesëmarrësve në treg e në ekonomi.
“Unë besoj se në interes të Shqipërisë është shtetësia shqiptare sepse e rrit numrin e pjesëmarrësve në treg në ekonomi. Pra, nëse u ipet nënshtetësia të gjithë shqiptarëve, atëherë me Shqipërinë lidhen mbi 10 milionë njerëz të cilët kanë kontribute për krejt atë që ndodh në Shqipëri; në taksa, tek kontributet apo edhe tek vizitat, pra rritet fuqia e shtetit shqiptar si në planin ekonomik, të sigurisë, ashtu edhe në fushat tjera”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane
Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më çnjerëzore në Burgun e Prishtinës
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para