LAJMI I FUNDIT:

U përball me tumorin në tru edhe para nëntë vitesh, Adriana Matoshi rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

U përball me tumorin në tru edhe para nëntë vitesh, Adriana Matoshi rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Sot (e hënë), aktorja dhe deputetja shqiptare, Adriana Matoshi njoftoi se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Nëpër të njëjtën sfidë, Adriana kishte kaluar edhe para nëntë vitesh, kur ishte shtatzënë për herë të katërt, dhe ajo e kujton si një periudhë të errtë të jetës.

Por ajo gjeti guximin dhe nuk u dorëzua asnjëherë, teksa në një intervistë së fundi ka rrëfyer vështirësitë që përball atë kohë.


Foto: RTV Dukagjini

E ftuar së fundmi në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, në RTV Dukagjini, aktorja ka treguar edhe se si arriti ta tejkalojë dhe të shërohej pas operacionit dhe lindjes së vajzës, ndërsa gjatë asaj kohe ishte duke xhiruar filmin “Kthimi”.

“Ishte një periudhë e jetës time që nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kam qenë shtatzënë në fëmijën tim të katërt, nuk u ndihsha mirë, por pas të vjellave mendoja që e kisha nga shtatzënisë, pata punuar shumë atë periudhë, pasi edhe ekonomikisht nuk kam qenë mirë atë kohë, kisha me i përfunduar disa borxhe, me i heq disa obligime prej vetes sepse punova shumë atë verë dhe isha e lumtur, por presioni i madh dhe mënyra si e kam përjetuar atë periudhë të kohës nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë aktorja.

“Pas kësaj kam shkuar te mjeku dhe e kam kuptuar, fillimisht jam frikës se diçka me beben nuk është mirë, por pastaj e kam kuptuar se kam tumor, fillimisht nuk e kam marr afër zemrës. Kur më fton për rol Blerta Zeqiri, fillimisht i them jo, isha në pushime dhe më vonë e mendova ndoshta është roli im i fundit, dhe thash ta lë një dokument që të paktën fëmijët e mi e shohin”, ka shpreh tutje ajo.

Foto: RTV Dukagjini

Ndër tjera, Matoshi ka treguar se gjatë kohës kur ajo po përballej me sidën e sëmundjes së tumorit, filmi i saj “Kthimi” mori pjesë në “Sundance Film Festival”, ku edhe u shpërblyen me çmim.

“Në asnjë moment nuk e kam menduar se unë nuk do të jetoja më, nuk e kanë ditë as prindërit e mi, askujt nuk i kam tregu. Kam pas dhimbje pas operacionit, një lloj depresioni se u bën katër fëmijë, shumë pak e kujtoi atë periudhë të kohës, vajza Pinea i ka nëntë vjet dhe mbaj mend shumë pak për të”, ka vazhduar rrëfimin e saj Adriana.

“Mos harroni me e dashtë vetën dhe jetën”, Adriana Matoshi tregon se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh
Lexo po ashtu “Mos harroni me e dashtë vetën dhe jetën”, Adriana Matoshi tregon se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh

Në fund, deputetja ka dhënë një porosi, duke thënë se asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi përballa sfidave që sjell jeta.

“Jam shumë e lumtur që Zoti më ka rikthyer në jetë dhe me i pa duke u rritë ata dhe jam aty për ta kur kanë nevojë për mu, dhe do të doja të iu them grave, burrave, djemve e çika të reja që sfidat dhe sëmundjet janë për njerëz, nuk duhet neglizhuar sëmundjet, sepse sa më herët që ti e vëren që ke diçka ka ilaç për çdo gjë, por nuk duhet të dorëzoheni”, përfundoi aktorja.

Ndërkohë, pasi tregoi se i është rikthyer sërish tumori në tru, Matoshi ka marrë përkrahje të madhe nga miq, kolegë e fansa të saj të shumtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori