LAJMI I FUNDIT:

Portieri Alireza Beiranvand tani mban rekordin botëror të Guinness për gjuajtjen më të gjatë të topit me dorë në një ndeshje futbolli

Portieri Alireza Beiranvand tani mban rekordin botëror të Guinness për gjuajtjen më të gjatë të topit me dorë në një ndeshje futbolli

Alireza Beiranvand ka thyer zyrtarisht rekordin botëror të Guinness për gjuajtjen më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në një ndeshje futbolli.

Portieri iranian arriti këtë sukses në vitin 2016, por u deshën pesë vjet për t’u renditur zyrtarisht si gjuajtja me dorë më e gjata ndonjëherë.


Në një ndeshje kundër Koresë së Jugut, 29-vjeçari pa një mundësi të përsosur kundërsulmi dhe i mori gjërat në duart e tij.

Ai lëshoi ​​një gjuajtje të madhe me dorë duke asistuar për sulmuesin Vahid Amiri.

Amiri për fat të keq nuk mundi të përfundonte me sukses aksionin dhe ‘huqi’ ndoshta asistimin më të madh në historinë e futbollit.

Boavista, për të cilin Beiranvand tani luan si i huazuar nga Royal Antëerp, ngarkoi një video të gjuajtjes së portierit si dhe duke bërë disa praktika hedhjeje.

“Hedhja në distancë e një topi futbolli në një ndeshje konkurruese është 61m 26mm, dhe u arrit nga Alireza Beiranvand (Iran) duke luajtur për Iranin kundër Koresë së Jugut në stadiumin Aradi, Teheran, Iran më 11 tetor 2016. Zyrtarisht e mahnitshme”, lexohet në njoftimin zyrtar të rekordit.

Është një histori mbresëlënëse për portierin duke pasur parasysh se Beiranvand ishte duke ‘fjetur’ vetëm disa vite më parë, ndërsa ai u përpoq të krijonte një karrierë futbolli.

Njihuni me Alireza Beiranvand: Nga një i pastrehë dhe pastrues rrugësh, deri te bërja e historisë duke mbrojtur penalltinë e CR7
Lexo po ashtu Njihuni me Alireza Beiranvand: Nga një i pastrehë dhe pastrues rrugësh, deri te bërja e historisë duke mbrojtur penalltinë e CR7

Ai madje duhej të dilte kundër babait të tij, i cili donte që ai të punonte në një punë normale në vend që të luante futboll profesionist.

Disa nga punët që Beiranvand kishte gjatë jetës përfshijnë rrobaqepësi dhe larës makinash. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori