LAJMI I FUNDIT:

Chelsea – Man Utd: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Chelsea – Man Utd: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Chelsea dhe Manchester Unitedi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen më të mirë të ditës së sotme, ndeshja e cila pritet me shumë interesant nga të gjithë.

Vendi: Stamford Bridge


Koha: 17:30

Lajme rreth ekipeve

Chelsea

Chelsea ishte i mrekullueshëm në shkatërrimin 4-0 të Juventusit të martën mbrëma, por kjo iu kushtua me N’Golo Kante dhe Ben Chilwell që të dy u larguan me lëndime në gju.

Asnjëri nuk do të luajë sot. Chilwell mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, por Kante është gati të kthehet javën e ardhshme.

Me Mateo Kovacic të anashkaluar, Ruben Loftus-Cheek mund të marrë një vend në mesfushë për të zëvendësuar Kanten.

Marcos Alonso sapo është kthyer nga lëndimi dhe ai do të jetë i nevojshëm menjëherë për të zëvendësuar Chilwell.

Ish-sulmuesi i Unitedit, Romelu Lukaku u rikthye në stol kundër Juventusit të martën dhe do të jetë i etur për të startuar kundër ish-klubit të tij.

Tuchel, megjithatë, ka sugjeruar se nuk do ta bëjë. Timo Werner ose Christian Pulisic do të kryesojnë sulmin nëse Kai Havertz nuk arrin të mënjanoj problemin me lëndim.

Callum Hudson-Odoi ka filluar shtatë ndeshje radhazi për Chelsean dhe po shijon periudhën e tij më të mirë për klubin.

Andreas Christensen, Trevoh Chalobah dhe Cesar Azpilicueta po luftojnë për një vend në treshen e mbrojtjes për këtë ndeshje.

Man Utd

Paul Pogba ka vuajtur dënimin e tij me tre ndeshje, por do të mungojë për pjesën e mbetur të vitit për shkak të lëndimit. Harry Maguire gjithashtu mungon shkaku i kartonit të kuq ndaj Ëatford fundjavën e kaluar. Eric Bailly do të zëvendësojë atë.

Luke Shaw do të duhet të vlerësohet pasi humbi fitoren ndaj Villarrealit në mesjavë për shkak të tronditjes. Michael Carrick mund të rikthehet në formacionin me tre mbrojtës kundër Chelseat nëse Shawështë i aftë të merr vendin e Maguire. Përndryshe, Alex Telles do të mbajë vendin e tij.

Mason Greenwood duket se do të humbasë edhe një herë ndeshjen pasi u testua së fundmi pozitiv për COVID-19. Raphael Varane dhe Edinson Cavani janë ende të lënduar për ekipin mysafir. Fred goditi kyçin e këmbës në mesjavë, por duket të jetë mirë dhe të luajë ndaj Bluve.

Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes do të rikthehen në formacionin titullar në kurriz të Anthony Martial dhe Donny van de Beek, respektivisht.

Jadon Sancho do të mbajë vendin e tij në skuadër pasi shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren 2-0 si mysafir ndaj Villarrealit.

Fakte

Chelsea ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit të Man Utd në udhëtim në Ligën Premier.

Man Utd është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Chelseat në të gjitha garat.

Analizë

Chelsea ishte i jashtëzakonshëm kundër Juventusit në mesjavë, duke fituar 4-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. Tani ata e kthejnë vëmendjen e tyre për të ruajtur epërsinë e tyre në krye të Ligës Premier, ku kanë fituar pesë nga gjashtë të fundit. Duke bërë kështu pa yllin Lukaku, ata duhet të jenë edhe më të rrezikshëm tani ndaj Djajve të Kuq.

Unitedi u rikuperua nga shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer me një fitore 2-0 në udhëtim ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë të Michael Carrick në detyrën e përkohshme për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Tani ata duhet të ndalojnë një seri prej vetëm një fitoreje nga shtatë ndeshje në Ligën Premier, ku nga to janë pesë humbje.

Unitedi shkon në Stamford Bridge këtë fundjavë ku janë çuditërisht të pamposhtur në pesë vizitat e fundit, me tre fitore dhe dy barazime. Megjithatë, edhe pas një rezultati kaq pozitiv në mesjavë, ndeshja ndaj Bluve është shumë e vështirë për Unitedin.

Formacionet e mundshme

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Loftus-Cheek, Jorginho, Alonso; Mount, Hudson-Odoi; Werner; 

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo;

Parashikimi: Chelsea 3-0 Man Utd

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori