LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person në Pejë, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbinjtë

Humb jetën një person në Pejë, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbinjtë
Foto: Ilustrim

Rreth orës 17:00, një person ka humbur jetën aksidentalisht, derisa ndaloi për një pushim të shkurtër te pjesa e njohur si kilometri i shtatë.

Fadil Gashi nga Policia Rajonale e Pejës, ka konfirmuar se një person ende i paidentifikuar, ka rrëshqitur aksidentalisht prej shkëmbinjve dhe ka rënë në thellësi, ku edhe humbi jetën.

“Në kilometrin e shtatë në drejtim të Rugovës, një burrë ka rënë nga një lartësi më ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.


Raportohet se ai kishte qenë për piknik në Rugovë dhe ngjarja kritike, ndodhi kur po bënte një pushim të shkurtër gjatë kthimit.

Forcat e rendit, zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante, kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë nxjerrë trupin e viktimës, shkruan “Radio1”.

Trupin e së ndjerit, e ka pranuar mjeku ligjor, që është duke i bërë hulumtimet e para.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori