LAJMI I FUNDIT:

Kanye West poston një imazh duke u puthur me Kim Kardashian, në përpjekje për ta rikthyer sërish ish-partneren

Kanye West poston një imazh duke u puthur me Kim Kardashian, në përpjekje për ta rikthyer sërish ish-partneren

Kanye West po bën gjithçka që duhet për t’u rikthyer me yllin televiziv, Kim Kardashian.

Reperi 44-vjeçar kujtoi ditët më të lumtura me ish-gruan e tij, në një foto ku shihet duke u puthur me Kim, të cilën e që e postoi në InstaStory të premten (26 nëntor).


Përkundër faktit se Kim ka filluar një lidhje me komedianin, Pete Davidson dhe Kanye thuhet se është në romancë me modelen Vinetria, kjo nuk e ka ndalur që ai të shfaq momente intime me ish-partneren.

Foto: Kanye West/InstaStory

Në foton bardhë e zi, reperi shihet teksa ndanë një puthje romantike në buzë me yllin televiziv, teksa bashkangjitur me imazhin “Ye” vendosi edhe një lajm të TMZ, ku ai është shprehur se Zoti do ta bashkoi sërish me Kim.

Krijuesi i hitit “Heartless” së fundmi pretendoi se ai bëri “gjëra që nuk ishin të pranueshme si burrë” dhe u zotua se do të bëjë përpjekje për të rifituar gruan e tij.

“Duhet të jem sa më shumë pranë fëmijëve të mi. Pra, kur jam jashtë shtëpisë, po bëj gjithçka që të jem pranë situatës. Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por duhet të kthehem në shtëpi”, u shpreh reperi në eventin e LA Mission ku u shfaq për të ofruar 1000 vakte në Skid Row përpara Ditës së Falënderimeve.

Foto: Getty Images

Postimi i tij i fundit ngjalli reagime të shumta, pasi 41-vjeçarja Kim tashmë ka nisur një romancë të re, por ajo ende ka qëndruar e heshtur përball këtij postimi.

"Kam bërë gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort", Kanye West pranon gabimet në martesë ndërsa shpreson për një rikthim me Kimin
Lexo po ashtu "Kam bërë gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort", Kanye West pranon gabimet në martesë ndërsa shpreson për një rikthim me Kimin

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë. Çifti ka katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Foto: NBC

Ajo dhe yllit të ‘Saturday Night Live’, 28-vjeçar konfirmuan lidhjen pak javë më parë dhe burimet pranë tyre kanë treguar se dyshja janë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

“Ai e bën atë të ndihet mirë dhe ajo është e emocionuar për të parë se çfarë do të ndodh”, kishte zbuluar së fundmi një burimi i afërt me themeluesen e “SKIMS”.

Foto: BackGrid

Dyshja fillimisht shkëmbyen puthjen e parë në një skenë të “SNL’, dhe më pas thuhet se ata filluan të takohen që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori