LAJMI I FUNDIT:

Gratë protestojnë në Stamboll – policia intervenon me gaz lotsjellës

Gratë protestojnë në Stamboll – policia intervenon me gaz lotsjellës

Policia turke hodhi gaz lotsjellës në Stamboll ndaj disa qindra grave të mbledhura që protestonin kundër dhunës ndaj tyre dhe tërheqjes së Turqisë nga një marrëveshje ndërkombëtare që mbron gratë.

Të mbledhurit mbanin një pankartë me mbishkrimin, “Do të luftojmë derisa të marrim atë që duam” dhe i bënë thirrje presidentit, Recep Tayyip Erdogan që ta kthejnë vendin në marrëveshjen ndërkombëtare të njohur si Konventa e Stambollit.

Konventa u miratua nga Këshilli i Evropës në vitin 2011 dhe është një mekanizëm që vendos procedura ligjërisht të detyrueshme për të parandaluar dhunën e natyrës seksiste.


Turqia zyrtarisht u largua nga marrëveshja ndërkombëtare në muajin korrik gjersa autoritetet deklaruan më pas se marrëveshja mund të nxiste homoseksualitetin dhe të rrezikonte familjen tradicionale.

Protesta u përpoq të kalonte nëpër barrikadat e policisë, por kjo e fundit u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tubimi u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=58eGNzZap-U

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori