LAJMI I FUNDIT:

Deputetët në mbështetje të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Deputetët në mbështetje të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, është hapur fushata “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2021.

Me këtë rast, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur shalla, shamia dhe simbole të tjera ngjyrë portokalli në mbështetje të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur se, sikur viteve të mëparme, edhe këtë vit fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ngritjen e zërit kundër dhunës në baza gjinore në vendin tonë. Duke e cilësuar si dhunë kundër shoqërisë në tërësi, kryetari Konjufca bëri thirrje për solidarizim të vazhdueshëm dhe përpjekje e veprime të pareshtura për parandalimin e dhunës kundër grave, si dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre.


Gjatë kësaj fushate, institucionet publike dhe organizatat e pavarura vendore e ndërkombëtare do të zhvillojnë aktivitete të nduarnduarta sensibilizuese në mbarë vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori