LAJMI I FUNDIT:

Kosova krijoi epërsi, por më pas e humbi ndeshjen nga Polonia në konkurrencën e femrave

Kosova krijoi epërsi, por më pas e humbi ndeshjen nga Polonia në konkurrencën e femrave
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023. Dardanet u mposhtën nga Polonia, me rezultat 1-2.

Kosova e nisi mbarë takimin duke shënuar qysh në minutat e parë. Ishte Loridona Syla, e cila shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja, në minutën e pestë, duke e kaluar Kosovën në epërsi.

Megjithatë, polaket arritën të përmbysin rezultatin gjatë pjesës së parë. Fillimisht shifrat i barazoi Karolina Gec, në minutën e 18-të, derisa në minutën e 34, Martyna Wiankowska shënoi për epërsinë e Polonisë, 2-1.


(Foto: ffk-kosova.com)

Në pjesën e dytë loja ishte më e baraspeshuar, kurse mundësinë e artë për ta barazuar rezultatin e shpërdoroi Erleta Memeti, në minutën e 89-të, kur doli e vetme para portieres, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Kosova, e cila ndodhet në grupin F bashkë me Norvegjinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Armeninë, ndodhet në pozitën e pestë me gjithsej katër pikë. Të martën e fundit të nëntorit, Dardanet sërish do të jenë nikoqire në “Fadil Vokrri”,me ç’rast e presin Shqipërinë.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori