LAJMI I FUNDIT:

“Zemra ime të përket ty”, Justin Bieber dedikim romantik për ditëlindjen e 25-të bashkëshortes, Hailey Bieber

“Zemra ime të përket ty”, Justin Bieber dedikim romantik për ditëlindjen e 25-të bashkëshortes, Hailey Bieber

Hailey Bieber festoi ditëlindjen e saj të 25-të duke ndarë disa fotografi me bashkëshortin e saj, Justin, në llogarinë e Instagram-it.

Modelja e njohur u pa duke pozuar me partnerin e saj 27-vjeçar teksa të dy ishin të veshur me të zezë, dhe shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit.


Ajo gjithashtu ndau disa postime të urimeve që kishte marrë nga familja dhe miqtë e saj në InstaStory.

Foto: Justin Bieber/Instagram

Por, urimi më i veçantë për të ishte padyshim ai i bashkëshortit të saj, këngëtarit kanadez, i cili bërë një dedikim romantik për partneren e tij.

“Për ditëlindjen e të dashurës time. Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Unë jam shumë i bekuar që jam i juaji. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je më se e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “urime ditëlindja zemër”, të dua deri në fund të kohës dhe pastaj pas kësaj”, ka shkruar Justin në urimin për modelen.

Foto: Justin Bieber/Instagram

Ndërsa, të dy ata postuan disa fotografi nga dukja në këtë natë, Hailey zgjodhi të veshë një fustan të zi prej kadifeje, i cili ia theksonte linjat joshës të trupit, ajo kombinoi një palë këpucë me taka të larta që përputheshin me veshjen e saj.

Ndërkohë, Justin pantallona të zi, bluzë të bardhë dhe pallto lëkure po ashtu me ngjyrë të zezë..

Foto: Justin Bieber/Instagram

Çifti, u martua në vitin 2018, ndërsa ka shprehur dëshirën që shumë shpejt të bëhen prindër.

Ndryshe, ylli i muzikës ditë më parë njoftoi për datat e turneut të tij botërorë, që fillon në maj të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori