Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së, shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon aktin e djeshëm të diskriminimit në baza racore kundër pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të raportuar që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës në një lokal të gastronomisë.
Në një reagim të tyre thuhet se akte të tilla të shëmtuara do të duhej të dënoheshin nga të gjithë akterët e shoqërisë si dhe nga të gjitha institucionet relevante.
“Mosveprimi i autoritetit publik në mosndëshkimin e sjelljeve të tilla përbëjnë shkelje të së drejtës për barazi para ligjit dhe mosdiskriminim. Këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe me Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”.
Tutje theksohet se nuk janë të rralla rastet e diskriminimit racor ndaj komuniteteve në fjalë në nivele të ndryshme qoftë instutcionale apo edhe jashtë tyre.
“Diskriminimi racor si veprim dhe si normë është kundër karakterit multietnik të Republikës së Kosovës, dhe në këtë drejtim ky karakter i funksionimit të Republikës duhet të garantohet nga institucionet e saj”.
“Andaj, ne si Qendër për Raste Gjyqësore Strategjike(CSL) kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit i cili ka për detyrë të mbrojë, mbikëqyrë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Po ashtu, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet që patjetër të reagojnë konform kompetencave dhe misionit që ata bartin, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten dhe të sigurojnë që të drejtat e njeritut të respektohen në plotni. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë institucione të cilat janë në krye të detyrës dhe të cilat mbrojnë të drejtat e tyre kur ato shkelen”, thuhet në reagim.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) platformë e GLPS-së, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme në Kosovë që konsiderojnë që rastet në lidhje me shkeljen e të drejtave të tyre përbëjnë raste strategjike, dhe për të cilat institucionet shtetërore kanë dështuar t’i adresojnë, t’i paraqesin rastet e tyre në: https://www.cslkosovo.org/apliko/ ose t’i dërgojnë rastet e tyre me email tek: office@cslkosovo.org./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian