LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se lokalet e gastronomisë po refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarëve të komunitetit RAE.

Sipas tij një rast të tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.


Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin”, shkroi ai.

Tutje shtoi se mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantojnë dhe zhvillojnë bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.

“Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!”

“Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre”, shkroi në fund Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq një qytetar i komunitetit RAE, i cili thotë se ishte dëshmitar kur ndodhi ngjarja.

Ai ka treguar se kishte tentuar të bisedojë me kamerierin, por që sipas tij një vendim i tillë ishte marrë nga shefi i lokalit.

“Isha vet aty ku i përzuri kamarieri. Unë tentova të flas por kamarieri më tha se se kam urdhër prej shefit. Këta djemtë në fjalë e thirrën Policinë në lidhje me këtë rast, por ata iu thanë se nuk kemi çka me ju bo” – shkroi Shpejtim Mamusha./Telegrafi/