Federico Fellini (1920-1993) është një nga mjeshtrit e mëdhenj të historisë së filmit. Një ekspozitë në Essen të Gjermanisë tregon se si idetë e tij për realizimet kinematografike ai i hidhte në letër me vizatime.
Me filmat si “La Dolce Vita”, “La Strada” dhe “Amarcord”, Fellini u bë i pavdekshëm. Falë fuqisë, dëshirës për jetën dhe imagjinatës që rrezatojnë, filmat e fituesit të shumëfishtë të çmimit Oscar kanë edhe sot efekt mbresëlënës.
Pak adhurues të kinemasë e dinë se Fellini nuk ka qenë vetëm regjisor shumë i talentuar, por se ka shkruar edhe skenarë për regjisorë të tjerë, si dhe libra. Mirëpo, Fellini ka qenë edhe një vizatues jashtëzakonisht i talentuar. Për të vizatimet ishin mjet i pazëvendësueshëm në rrugën nga ideja në realizimin e filmit. Qoftë si skica apo si vendngjarje me shumë detaje dekorative, vizatimet e tij janë shprehja e fantazive që e ndihmuan t’i kalonte ato në personazhe, kostume dhe skena, e në fund t’i realizonte.
Në rininë e tij Fellini hapi një studio të vogël portretesh për pushuesit në plazhin e Riminit, më 1936. Në fund të viteve tridhjetë i publikoi vizatimet humoristike dhe tregimet e shkurtra në gazeta dhe revista. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, menjëherë pasi amerikanët morën Romën, me miqtë e tij hapi një dyqan ku ushtarët amerikanë mund të dëgjonin muzikë dhe pozonin që t‘u vizatoheshin portretet.
Në profesionin e tij të mëvonshëm si kineast, Fellini përfiton nga përvoja e tij shumëvjeçare me laps dhe letër. Me skica dhe vizatime i vizualizon idetë.
“Ashtu siç përbën skenari fazën verbale para prodhimit të filmit, shpesh ndodh që unë gjatë kohës së përgatitjes të vizatoj bocete dhe figura, sepse dua ta fiksoj një skenë, një rol, kostumin e një personazhi të caktuar, apo gjendjen e tij shpirtërore dhe ta qartësoj nga ana vizuale”, ka thënë ai.
Për herë të parë prej tri dekadash, punimet e Fellinit në letër mund të vizitohen në një ekspozitë të madhe. Punimet e shfaqura në Muzeun “Folkwang” në Essen përfshijnë punën nga fillimi i viteve 1950 deri në fillim të viteve 1980. Fokusi i ekspozitës me titull “Federico Fellini: Nga vizatimi në film”, është vendosur në vizatimet për filmat “Amarcord”, “Kazanova”, “Qyteti i grave” dhe “Anija e ëndrrave të Fellinit”.
Rreth 200 vizatime të regjisorit mund të shihen dhe të krahasohen me skenat e realizuara filmike, me fragmente skenari dhe regjistrime. Kjo e bën të qartë procesin krijues të tij. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A