LAJMI I FUNDIT:

I konfiskohen dy pushkë, arrestohet gruaja në Gjakovë

I konfiskohen dy pushkë, arrestohet gruaja në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy pushkë gjuetie gjatë kontrollimit të dy vendbanimeve të një femre ku edhe pushkët ishin në pronësi të saj, në Gjakovë.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që gjatë kontrollimit të dy vend banimeve të saj, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/