LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen në American Music Awards, performon me fustan nusërie

Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen në American Music Awards, performon me fustan nusërie

Jennifer Lopez bëri një paraqitje të guximshme dhe vodhi shfaqjen në American Music Awards 2021  në Los Angeles të dielën mbrëma (21 nëntor).

Ndërsa kishte shumë performanca të shkëlqyera nga artistë të vjetër dhe të rinj – duke përfshirë Olivia Rodrigo te New Kids on the Block, ishte J-Lo ajo që bëri të lëviznin të gjithë dhe mori gjithë vëmendjen.

Ajo filloi me një fustan elegant pas një orkestre duke kënduar këngën e saj të re “On My Way”, nga komedia e saj e ardhshme romantike “Marry Me”, ku gjithashtu luan Owen Wilson.


Papritur, 52-vjeçarja bëri një truk shumë mbresëlënës të ndryshimit të shpejtë të kostumit teksa kaloi në një fustan nusërie, shkruan DailyMail.

Megjithatë, në këtë paraqitje madhështore të saj i dashuri i këngëtares, Ben Affleck, nuk u duk askund, i cili mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Duke dhënë maksimumin në performanocën e saj me temën e dasmës, ajo përfundoi duke hedhur mbulesën e vendosur në kokë te publiku si një buqetë me lule.

Performanca me fustan të nusërisë vjen vetëm pak ditë pasi J-Lo tha në emisionin Today se ajo ende beson në martesë.

“Nuk e di, po, mendoj që unë ende besoi në lumturinë e përjetshme, me siguri, 100 për qind”, është shprehur artistja.

Aktorja – e cila ka binjakët 13-vjeçarë Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony – tha se nuk ka turp për historinë e saj romantike dhe është ‘vërtet krenare’ se ku ndodhet sot.

Jen u rilidh me ish të fejuarin e saj Ben Affleck në fillim të këtij viti pasi anuloi fejesën e saj me Alex Rodriguez.

Më parë ata ishin në lidhje mes viteve 2002 dhe 2004 dhe u quajtën “Bennifer” nga fansat e tyre.

Duke gjykuar nga performanca e saj, J-Lo sigurisht që nuk është e turpshme kur bëhet fjalë për të provuar një fustan nusërie dhe për të argëtuar këtë ide.

Ndërkohë, interpretues të tjerë të natës përfshinin Carrie Underwood, Jason Aldean, Kane Brown, Mickey Guyton dhe Tyler, The Creator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori