LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

Manchester United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer këtë mëngjes pas humbjes së tmerrshme të djeshme 4-1 ndaj Watfordit.

Norvegjezi kishte një ecuri të tmerrshme të rezultateve, që kulmoi me shkarkimin e tij në këtë ditë (e diel).


Drejtuesit e United njoftuan për vendimin e tyre në orët e paradites së sotme, përpara se të konfirmonin se Michael Carrick do të merrte drejtimin e skuadrës përkohësisht.

Ndërsa përfundoi aventura pothuajse trevjeçare e Solskjaer, Neil Custis i SunSport analizon se ku shkoi keq për heroin e United të viteve ’99-ta.

Mendime të mjegulluara

Djajtë e Kuq transferuar në këtë verë Jadon Sancho që nuk luajti rregullisht nën urdhrat e Solskjaer dhe disi dukej se ato para ishin hedhur në baltë.

Lunate me Paul Pogban shumë përpara, pastaj e rikthente shumë mbrapa, një strategji e gabuar

Tre mbrojtës në pjesën e pasme, në vend se të luajë me katër.

Humbja në finalen e Ligës së Evropës

Pas katër humbjeve të njëpasnjëshme gjysmëfinale, Solskjaer më në fund e çoi skuadrën e tij në një finale të madhe në fund të sezonit të kaluar teksa u takuan me Villarrealin në finalen e Ligës së Evropës.

Nuk arriti të bënte gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve, por e dinte se do duhej fituar gara e dytë më e madhe në Evropë për klube

Ata duhet të kishin mposhtur Villarrealin, por ishin të dobët dhe humbën në penallti.

Besimi ishte zhdukur në dhomat e zhveshjes

Solskjaer kishte nevojë për më shumë përvojë dhe gjallëri në dhomat e zhveshjes.

Carrick dhe Kieran McKenna nuk kishin përvojë në nivelin më të lartë.

Ju duhet të pyesni veten se sa shumë po dëgjonin njerëz si Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo dhe Pogba, që gabimet nuk mund t’ua falin.

Sjellja e Harry Maguires

Harry Maguire kishte qenë jashtë fushës për tre javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Mbrojtësi anglez nga ndeshja në ndeshje po tregonte formë të dobët, por Solskjaer i besonte shumë atij dhe kjo i solli shumë probleme në fazën defanzive.

Dështimi për të marrë më të mirën nga Paul Pogba

Është e lehtë të fajësosh Pogban për shumë nga dështimet e United, por as Jose Mourinho dhe as Solskjaer nuk kanë mundur të marrin më të mirën nga fituesi i Kupës së Botës.

Gjithnjë e më shumë ai dukej i pakënaqur duke u përdorur në pozicione mbrojtëse dhe jo në pjesën ku ai di të luajë më së miri, në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori