LAJMI I FUNDIT:

Pas konfirmimit të romancës me aktorin 28-vjeçar, Kim Kardashian tregon linjat tërheqëse në bikini

Pas konfirmimit të romancës me aktorin 28-vjeçar, Kim Kardashian tregon linjat tërheqëse në bikini

Ajo befasoi miliona fansat kur u duk se konfirmoi romancën e saj me Pete Davidson në fillim të javës.

Por Kim Kardashian u fokusua tek vetja të shtunën (20 nëntor), kur ndau në Instagram një foto mahnitëse të saj me bikini.


Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” shfaqi format e saj të lakmueshme e veshur në bikini të zezë, ndërsa pushonte në një vaskë të nxehtë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kostumi i Kim-it ishte i thjeshtë, me pjesën lartë që vinte në pah dekoltenë e saj. Ajo e kombinoi atë me të poshtme të zeza me prerje të lartë dhe shfaqi barkun e saj të tonifikuar.

Themeluesja e “Skims” dukej se kishte një pamje të freskët pa grim dhe flokët e saj i kishte të lidhura në një bisht të gjatë të gërshetuar që e kishte vendosur mbi supe, shkruan DailyMail.

“Vendi im i lumtur [emoji me zemër të zezë]”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos së saj.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim ka qëndruar e heshtur që nga e diela, kur ajo u pa e afërt me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, pasi dyshja dolën në publik të kapur për dore teksa festonin ditëlindjen e aktorit në Palm Spring, Kaliforni.

Një burim i afërt me Kim tha për DailyMail.com së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të, pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë.

Foto: Flavor Flav/Instagram

“Ai është jashtëzakonisht seksual dhe për fytyrën e saj. Ai po e bën të qartë se e pëlqen atë. Ai definitivisht nuk po qëndron i përmbajtur apo nuk është i turpëruar, ai thjesht po vazhdon ta bëjë këtë. Dhe duket se asaj i pëlqen vëmendja. Është mirë ta shohësh të lumtur”, tha ky burim.

Thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre filluan të përhapen në tetor pasi Kim dhe Pete ndanë një puthje gjatë një skene në SNL.

Sipas një tjetër burimi të Page Six, Kim është vazhdimisht në humor falë romancës së re.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Ajo po sillet si adoleshente, ajo po buzëqesh vazhdimisht. Pete e ka bërë të ndjehet sikur e ka kthyer orën e saj 20 vite prapa. Ajo duket shumë e lumtur”, u shpreh një burim i afërt me yllin televiziv.

Kujtojmë që Kim është nënë e katër fëmijëve nga martesa e saj me reperin, Kanye West. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori