LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Werder Bremenit jep dorëheqje pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e vaksinimit kundër Covid-19

Trajneri i Werder Bremenit jep dorëheqje pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e vaksinimit kundër Covid-19

Trajneri i Werder Bremenit, Markus Anfang, ka dhënë dorëheqje pas akuzave se gjermani falsifikoi dokumentin e tij të vaksinimit kundër COVID-19.

47-vjeçari e kishte mohuar më parë një gjë të tillë kur u pyet nga klubi i tij, por të premten pasdite u njoftua se ai dhe ndihmësi i tij Florian Junge ishin larguar nga pozicionet e tyre në klubin e Bundesliga 2.


Anfang ishte emëruar nga fituesit e Bundesligës së vitit 2004 vetëm në qershor të këtij viti, pas rënies së Werderit nga liga elitare e futbollit gjerman.

Megjithatë, me Werderin aktualisht në vendin e tetë në tabelën e Bundesliga 2, klubi është tani në qendër të një skandali kombëtar, me Anfang të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Të premten, trajneri këmbënguli që ai i kishte marrë të dy dozat në një qendër vaksinimi në Gjermani, pasi u mor në pyetje për këtë çështje nga hierarkia e Bremenit.

“Për shkak të stresit ekstrem të shkaktuar për klubin, ekipin, familjen time dhe veten time, kam vendosur të largohem menjëherë nga detyra ime si trajner i Werder Bremenit”.

“Kam kërkuar që drejtuesit e klubit të më zgjidhin kontratën, një kërkesë që ata e kanë pranuar. I uroj Ëerderit të gjitha sukseset në botë si për ndeshjen e sotme kundër Schalkes ashtu edhe për të ardhmen”, ka thënë Anfang në një deklaratë.

Zyrtarët e klubit tani me sa duket po përpiqen të lënë sagën pas tyre, dhe janë menjëherë në kërkim për një trajner të ri.

“Me këtë hap, Markus dhe Florian kanë marrë përgjegjësinë dhe synojnë t’i japin fund trazirave që kanë rrethuar klubin në ditët e fundit. Ne e respektojmë vendimin e tyre dhe tani do të fillojmë kërkimin për një trajner të ri”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen
Lexo po ashtu Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen

Akuzat rreth statusit të vaksinimit të Anfang vijnë vetëm disa javë pasi Joshua Kimmich refuzoi publikisht të merrte vaksinën pasi ylli i Bayern Munichut vuri në dyshim efektet anësore afatgjata.

Debati mbi vaksinimin do të vazhdojë në futbollin gjerman, me këtë incident të veçantë që ka të ngjarë të jetë pika e parë e ndezjes nga shumë që do të pasojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori