Kosova numëron mbi 30 për qind të popullsisë së mitur, ndërsa në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve u tha se pandemia COVID-19 solli pasoja shkatërruese në mirëqenien e fëmijëve dhe se ishte krizë e të drejtave të tyre.
Nga shteti po kërkohet që të kenë prioritet krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët e të gjitha komuniteteve.
Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe 75 vjetorit të UNICEF-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë për tu rritur në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm që ua mundëson të përmbushin potencialet.
“Fëmijët kudo, në çdo vend të botës sot përballen me sfida të reja e të rrezikshme. Pandemia COVID-19 përveç se në shëndetin publik solli pasoja shkatërruese edhe për fëmijët, të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. Ndonëse pandemia dhe recesioni shoqërues ka ndikuar në disponueshmërinë e burimeve, është e domosdoshme që të drejtat e fëmijëve të jenë prioritet. Kujdesi shëndetësor për fëmijët, edukimi dhe avancimi i të drejtave të tyre ekonomike dhe sociale janë thelbësore për vete. Por gjithashtu janë shtytës për shoqëri më të qëndrueshme, më të suksesshme”, u shpreh Kurti para fëmijëve.
Shefi i ekzekutivit theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë. Madje, sipas tij, Kosova ka detyrim që të respektojë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve dhe deklaratën për të drejtat e fëmijëve të miratuar nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.
“Kosova e ka popullsinë më të re në Evropë, 31 për qind të popullsisë në Kosovë janë prej 0-18 vjeç, pra gati 1/3 e popullsisë janë të mitur. E të cilët janë qytetarët tanë më të cenueshëm. Është me rëndësi që t’i pyesim se çfarë mendojnë ata, e të marrim parasysh atë që thonë në hartimin e politikave për mbrojtjen e tyre. Në fakt fëmijët flasin vazhdimisht me të rriturit, prindërit, kujdestarët e tyre.
Të rriturit nuk dëgjojnë gjithmonë në këmbim, megjithëse do të ishte shumë më mirë nëse do të dëgjonin. Prioritetet tona sado të rëndësishme, nuk bën të na largojnë vëmendjen nga ëndrrat e fëmijëve. Ato për të cilat ne sot angazhohemi çdo ditë si shoqëri, do të trashëgohen nga fëmijët. Prandaj që ne të rriturit duhet biseduar me ta se cila është ajo e ardhme që duam t’iu ndërtojmë fëmijëve”, ka theksuar ai.
Më tej, Kurti shtoi se qeveria është e përkushtuar që të sjell ndryshime thelbësore, me prioritet ato që ndërlidhen me shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve.
Për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog të rinjtë janë pasuria më e vlefshme në Kosovë. Sipas tij, të rinjtë duhet të kenë mundësitë e nevojshme të aftësimit dhe të barabarta për të gjitha kategoritë.
“Janë konsultuar të rinjtë që kanë shprehur shqetësimet e tyre se shkollat nuk po i përgatitin për jetë dhe punë, dhe reformat në arsim diskutohen si prioritet në secilën formë të diskutimit të politikave që kemi me autoritetet e Kosovës. Shpresojmë se qeveria do ta mbajë premtimin e saj dhe do ta trajtojë me rëndësi arsimin dhe kapitalin njerëzor. Investimi tek të rinjtë është i vetmi investim me kthim të garantuar. Të rinjtë duhet të kenë mundësitë e nevojshme të aftësimit, të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shoqërisë tuaj, dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës në vend, në rajon, por edhe në Evropë. Në këtë përpjekje, të rinjve të të gjitha sferave dhe të të gjitha komuniteteve në Kosovë duhet t’u jepen mundësi të barabarta për të filluar nga e njëjta bazë”, ka deklaruar ai.
Madje, ai shtoi se ky është një angazhim që Kosova duhet të ndërmarrë përballë edhe procesit të integrimit në BE.
Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson theksoi se shumë fëmijë të komuniteteve në Kosovë nuk janë të barabartë. Ajo ka përmendur edhe pasojat që ka sjellë pandemia për fëmijët.
“Gjysma e fëmijëve në botë janë prekur nga mbyllja e plotë ose e pjesshme e shkollave, gjysma e fëmijëve të botës, qindra milionë fëmijë do të preken për sa i përket mundësive të tyre të të mësuarit, kështu që ajo që u është privuar, nuk është vetëm mësimi formal, njohja formale por edhe socializimi mënyra e të qenit bashkë, edukimi qytetar, një mundësi për të qenë pjesë e botës dhe për të pasur mundësi të barabarta”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, shefja e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman tha se të rinjtë nga Kosova po i tregojnë botës se mund të frymëzojnë edhe shumë të tjerë.
“Sot fëmijët po përballen me sfida të reja, sfida që ishin të paimagjinueshme kur u themelua UNICEF, 75 vjet më parë, apo edhe në vitin 1989 kur u miratua konventa për të drejtat e fëmijës, siç janë ndryshimet klimatike, shtimi i migrimit, siguria në botën online, konfliktet që zgjasin gjithnjë e më shumë, dhe sigurisht, pandemia Covid-19. Pandemia rezultoi të ishte jo vetëm një krizë shëndetësore, por edhe një krizë e të drejtave të fëmijëve, covid-19 na hoqi normalitetin, por për shumë fëmijë normaliteti nuk ishte aq i mirë gjithsesi, tani duhet të rinovojmë angazhimin tonë për të garantuar të drejtat e fëmijëve pa diskriminim, në këtë botë jashtëzakonisht komplekse që ndryshon vazhdimisht”, ka deklaruar ajo.
Në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, kryeministri, ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit janë pyetur nga vet fëmijët për ato çfarë i preokupojnë.
Sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara, kryeministri Albin Kurti tha se në institucionet qendrore janë 50 të punësuar, ndërsa dy të tjerë në kryeministri.
Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje fëmijëve për vaksinim në mënyrë që si pasojë e COVID-19 të mos mbyllen shkollat.
Më tej, në shënimin e kësaj dite është organizuar një ecje nga Biblioteke Kombëtare deri te Rektorati. Të shtunën e 11 nëntorit, është lansuar edhe ekspozita për fëmijët në Prishtinë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë