LAJMI I FUNDIT:

YLLI

YLLI
Giuseppe Ungaretti

Poezi nga: Giuseppe Ungaretti
Përktheu: Roland Gjoza

Yll, ylli im fillikat
në zbrazëtinë e natës, krejt fillikat,
si unë, fillikat, ti shkëlqen
në vetmi ti shkëlqen;
si unë, yll
nuk do të ndalesh së ndriçuari
megjithëse të është dhënë një kohë shumë e shkurtër
ti më jep dritë dhe
nuk bën gjë tjetër
veç thekson trishtimin tim