LAJMI I FUNDIT:

Sot dhe nesër qytetarët mund të vaksinohen edhe në Aeroportin e Prishtinës

Sot dhe nesër qytetarët mund të vaksinohen edhe në Aeroportin e Prishtinës
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar qytetarët se gjatë fundjavës një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar.

MSH bën të ditur se vaksinimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në ora 16:00, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar. Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00”, njofton MSH.


Gjithashtu, MSH thekson se gjatë ditës së sotme ndërkaq, krahas qendrave statike të vaksinimit, përmes ekipeve mobile mundësi vaksinimi është ofruar edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori