LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi viziton qendrën e vaksinimit “1 Tetori”: Çdo vaksinë e dhënë është një jetë e shpëtuar

Ministri Latifi viziton qendrën e vaksinimit “1 Tetori”: Çdo vaksinë e dhënë është një jetë e shpëtuar

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi vizitoi të premten qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, për tu njoftuar nga afër me procesin e vaksinimit nati-COVID-19.

Ai falënderoi të gjithë ata që po merren me procesin e vaksinimit.


Latifi tha se çdo vaksinë e dhënë është një jetë e shpëtuar.

“Ju falënderoj të gjithëve për punën që po bëni. Çdo vaksinë e dhënë është një jetë e shpëtuar dhe ju po shpëtoni shumë të tilla…” u tha Ministri ekipeve të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se “Gjatë qëndrimit në ‘1 Tetori’ ministri pati rast të bashkëbisedojë edhe me qytetarë të grup-moshave të ndryshme që kishin ardhur për vaksinim, përfshirë këtu edhe fëmijë dhe shtetas të huaj, të cilët i përgëzoi për vendimin e drejtë për t’u vaksinuar, në këtë kohë kur pandemia nuk ka përfunduar ende dhe vaksinimi mbetet mundësia kryesor për mbrojtje nga virusi”.

Ministri Latifi tha se krijimi i të gjitha mundësive për vaksinim, me vaksina të mjaftueshme dhe të sigurta, pa terminë dhe gjithashtu edhe përmes ekipeve mobile, duhet shfrytëzuar nga qytetarët, për të parandaluar situatë të vështira epidemiologjike dhe valë të rënda të pandemisë prej të cilave ka vuajtur shumë edhe Kosova.

“Profesionistët shëndetësor që kanë trajtuar të prekurit nga COVID-19, ata që luftojnë në parandalim dhe ekipet e vaksinimit, meritojnë çdo respekt dhe përkrahjen tonë”, u shpreh ministri Latifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori