LAJMI I FUNDIT:

Ngatërrimi i kalkulatorit për telefon, BBV sqaron situatën

Ngatërrimi i kalkulatorit për telefon, BBV sqaron situatën

Prej ditësh ka qarkulluar një video ku Fifi shihet duke mbajtur në dorë një pajisje elektronike, në të cilën ka bërë që të aludohet nëse banorët kanë telefona brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Madje ata shpesh herë janë dëgjuar teksa sa përdorin fjalën “telefon”, gjëra këto që janë diskutuar që në fillimin e spektaklit javorë që po mbahet sonte (e premte).

Prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani i ka njoftuar banorët se çfarë është diskutuar në lidhje me këtë dhe se kjo ka bërë bujë të madhe sidomos në mediet online.


Foto: Top Channel

Por, sqarimi i banorëve ishte se ajo që mbante Fifi në dorë ishte thjeshtë një makinë llogaritëse për buxhetin, teksa me fjalën “telefon” i referohen mikrofonave që mbajnë me vete.

Foto: Top Channel

“Ishte makina llogaritëse që ne bëjmë llogarinë e buxhetit”, ka thënë Donika, mendim që u përkrah nga të gjithë banorët.


Në anën tjetër edhe Arbana pohoi se kjo është e vërtetë, dhe se banorët nuk kanë qasje në telefona.

Ndërkohë, sonte pritet gjithashtu eliminimin i njërit prej banorëve nga vota e publikut. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.