LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi për vdekje dy persona gjatë protestave kundër racizmit – shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

Qëlloi për vdekje dy persona gjatë protestave kundër racizmit – shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

Një juri e shpalli të premten Kyle Rittenhouse të pafajshëm për akuzat lidhur me vrasjen e dy personave në një protestë kundër racizmit dhe plagosjen e një të treti në Kenosha, Wisconsin vitin e kaluar, pas një gjyqi të trazuar që përfshiu Amerikën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy netë para se të dilte në Kenosha, trazirat shpërthyen në rrugët e saj pasi policia qëlloi afro-amerikanin Jacob Blake.

Rittenhouse kishte udhëtuar në qytet nga shtëpia e tij në Illinois dhe, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, ai tha se kërkonte të ndihmonte në mbrojtjen e pronës nga trazirat.


Atëherë, në moshën 17-vjeçare, ai qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum, 36-vjeçar dhe Anthony Huber, 26-vjeçar dhe plagosi 27-vjeçarin, Gaige Grosskreutz.

Avokatët e Rittenhouse argumentuan se ai “po përpiqej të ndihmonte këtë komunitet” dhe “reagoi ndaj njerëzve që e sulmonin atë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori