LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha: Nuk kërkohet prej neve me cilësu askënd terrorist, PDK të kërkojë falje

Bekë Berisha: Nuk kërkohet prej neve me cilësu askënd terrorist, PDK të kërkojë falje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu duhet të kërkojë falje për deklaratën e saj ku ka thënë se kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Bekë Berishës, personat e përfshirë në rastin e Kumanovës mund të kenë pasur synim realizmin e ëndrrës për bashkim kombëtar.

“Por ti (Albulena Haxhiu) si duket e ke më të rëndësishëm i thënë diçka një deputeti tjetër apo me u fjalor, pastaj ndodhi ajo tjetra, të kisha lutë të rrish në temën që të intereson ty dhe ne e dhamë fjalën dhe kemi me votu ligjet. Ndërsa për deputeten dhe PDK-në i ftoj me u kërku falje familjeve për atë deklaratë. Jo me i kërkua falje ministres se kjo ndodh që bëhet nervoz edhe kjo flet ashtu. Mirëpo atyre familjeve, atyre njerëzve është tepër edhe nuk kërkohet prej neve me cilësi askënd terrorist. Ndoshta ata janë njerëz që e kanë vazhduar atë ëndrrën për bashkim kombëtar. Kjo është e rëndë. Pres me reflektu”, ka thënë ai.


Punësimet familjare, provimi i Jurisprudencës e noteria - Përplasje të ashpra mes ministres Haxhiu dhe deputetëve të PDK-së
Lexo po ashtu Punësimet familjare, provimi i Jurisprudencës e noteria - Përplasje të ashpra mes ministres Haxhiu dhe deputetëve të PDK-së

Në seancën e sotme të Kuvendit ka pasur përplasje në mes të ministres Haxhiu dhe deputetes Deliu ku kjo e fundit ka thënë se kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ministrja Haxhiu ka thënë se Deliu e ka fjalën për rastin e Kumanovës dhe sipas saj vazhdon të mbetët enigmë si ka ndodhur ai rast.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori