LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar

Kuvendi miratoi Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij projektligji agjencisë për administrimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar do t’i mundësohet që të bëjë shitjen e sendeve, dhënien me qira ose dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar është votuar me 69 vota për duke u mbështetur kështu edhe nga partitë opozitare.

“Përmes këtij projektligji, agjencisë për administrimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar do t’i mundësohet që të bëjë shitjen e sendeve, dhënien me qira ose dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Intensiteti dhe vëllimi punës së kësaj agjencie do të shtohet shumë shpejtë për faktin se tashmë drejt finalizimit Projektligji i ri për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të pajustifikueshme, andaj ky ndryshim në këtë fazë është shumë i nevojshëm me qëllim që të ruhet vlera e pasurisë së konfiskuar apo të sekuestruar dhe mundësia që kjo pasuri e përbashkët kundërvlera e saj të shfrytëzohet në të mirën e interesit të përgjithshëm”, ka thënë Haxhiu, transmeton KP.


Ajo ka thënë se dispozitat e projektligjit parashohin që mënyra dhe procedura e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të sekuestruara dhe të koksifikuara të rregullohen me akt nënligjor të cilin qeveria do ta miratojë.

Haxhiu ka thënë se hartimi i tij do të behët nga Ministria e Drejtësisë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij projektligji.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori