LAJMI I FUNDIT:

Amabsadori Rohde: Për të arritur marrëveshje duhet ulur në tryezën e bisedimeve

Amabsadori Rohde: Për të arritur marrëveshje duhet ulur në tryezën e bisedimeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde komentoi deklaratat e kryeministrit Kurti se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij.

Ambasadori gjerman tha se është mirë kur dikush është optimist, por kur dëshirohet të arrihet një marrëveshje atëherë duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

Ai tha se në tryezën e negociatave nuk mund të vendoset se për çfarë do të flasë pala tjetër, por secili vendos kërkesat e veta.


Rohde tha se nuk është ide e mirë të refuzohet të flitet për çështje të caktuara pasi krijohet tabu dhe të njëjtat nuk çojnë në rezultate.

“Është mirë kur je optimist, edhe unë jam optimist. Në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër. Në tavolinë nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosi kërkesat tuaja, të njëjtën bëjnë edhe ata. Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parimi sido qe ta quani, dialog apo negociata. Duhet të flisni me njëri-tjetrin. Nuk është ide e mirë të refuzoni të flisni për çështje të caktuara sepse kjo krijon tabu dhe tabute nuk çojnë në rezultate”, deklaroi Rohde, për Kanal 10.