LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mbrojtjen e lumit ‘Vjosa’, kërkon mbështetje përmes peticionit të krijuar

Leonardo DiCaprio vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mbrojtjen e lumit ‘Vjosa’, kërkon mbështetje përmes peticionit të krijuar

Ylli i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka qenë një nga personazhet më të zëshme në lidhje me mbrojtjen e lumit, “Vjosa”.

Meqenëse tash e sa kohë lufton për çështjet e ambientit dhe ruajtjen e ekosistemit botëror, ai edhe kësaj radhe ka bërë një reagim në rrjete sociale përmes të cilit theksoi se aktivistët kanë punuar pothuajse për një dekadë që të mbrojnë këtë lum.


“Aktivistët me Blue Heart Rivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera”.

Më tej, ylli i “Titanic” vazhdoi se një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte shumë vende të reja punës.

DiCaprio: Dhënia e statusit të lumit ‘Vjosa’ si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit
Lexo po ashtu DiCaprio: Dhënia e statusit të lumit ‘Vjosa’ si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit

Përmes një ‘link’-u të vendosur në postim, shihet edhe peticioni i krijuar për lumin “Vjosa”.

Lumi “Vjosa”

Ky peticion duket se ka marrë vëmendje të madhe, pasi deri më tani është nënshkruar nga më shumë se 32 mijë njerëz.

Lumi “Vjosa” në bazë të raportimeve është i gjatë gati 260 kilometra, një lum i ujërave të pastra kristalore që derdhen të pakontrolluara nga malet në Greqi përmes Shqipërisë në Detin Adriatik dhe mbështet mijëra specie të ndryshme.

“Vjosa” gjithashtu është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. /Telegrafi/

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori