LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio: Dhënia e statusit të lumit ‘Vjosa’ si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit

DiCaprio: Dhënia e statusit të lumit ‘Vjosa’ si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit

Aktori i madh Leonoardo DiCaprio tash e sa kohë lufton për çështjet e ambientit dhe ruajtjen e ekosistemit botëror.

Ndër to, ai ka shprehur mbështetje të vazhdueshme edhe për lumin “Vjosa” në Shqipëri, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve përgjatë këtij lumi.


Ai së fundmi ka bërë një thirrje të re, duke shpërndarë në Twitter një fotografi të Tiranës, në qendër të së cilës është pikturuar thirrja “Vjosa, park kombëtar tani”.

Kërkesa që lumi “Vjosa” të shndërrohen në park kombëtar ka tash e sa kohë që i bëhet Qeverisë së Shqipërisë, duke përfshirë kështu mbështetjen e yjeve me famë botërore.

“Dhënia e statusit të lumit ‘Vjosa’ si një park kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim të ri nga shpimet e naftës dhe gazit”, ka shkruar DiCaprio.

Lumi “Vjosa” përndryshe është i gjatë gati 260 kilometra, është lum i ujërave të pastra kristalore që derdhen të pakontrolluara nga malet në Greqi përmes Shqipërisë në Detin Adriatik dhe mbështet mijëra specie të ndryshme, disa prej të cilave nuk janë zbuluar ende.

Në 70 kilometrat e tij të parë në Greqi, lumi njihet si Aoos. Ujërat dhe degët e rrjedhës së lirë, së bashku me larminë e tij verbuese të monumenteve, të tilla si ujëvarat dhe kanionet, e bëjnë Vjosën një nga lumenjtë e egër dhe më të mëdhenj dhe më të ruajtur natyrshëm në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori