LAJMI I FUNDIT:

Taktikat e Eddie Howe: Plani i madh për të shpëtuar Newcastle

Taktikat e Eddie Howe: Plani i madh për të shpëtuar Newcastle

Epoka e re në Newcastle United është gati për të filluar me trajnerin e ri anglez, Eddie Howe, i cili i ka të qarta idetë për shpëtimin e klubit dhe mbetjen në Ligën Premier.

Ngazëllimi ka qenë i dukshëm në Tyneside që nga ardhja e pronarëve të rinj sauditë të klubit dhe, ndërsa emërimi i trajnerit të ri Eddie Howe ka pasur më shumë një pritje të heshtur, nuk ka dyshim se besnikët e ‘Magpies’ do të mbesin pas ish-trajnerit të Bournemouth.


Taktikat e Howe për Newcastle nuk dihen ende, por ai do të ekspozojë vizionin e tij këtë të shtunë me vizitën e Brentford në St James Park.

Ka qenë një fillim i mjerueshëm i sezonit deri më tani për Newcastle, pa asnjë fitore në 11 ndeshjet e tyre të para, duke i lënë ata në vendin e parafundit, vetëm para Norwich Cityt.

Newcastle nis epokën e re me Eddie Howe në postin e trajnerit
Lexo po ashtu Newcastle nis epokën e re me Eddie Howe në postin e trajnerit

Por, me mbështetjen financiare të Fondit të Investimeve Publike Saudite dhe nën administrimin e shefes ekzekutive Amanda Staveley, Mehrdad Ghoudoussi (bashkëshorti i saj i cili zotëron 10 për qind të klubit) dhe Jamie Reuben, ka pasur një ndryshim hapash në ambicie.

“Ky kontroll është jashtëzakonisht transformues. A duam ta fitojmë Ligën Premier brenda pesë deri në 10 vjet? Po”.

“Ne duam të shohim trofe. Por trofetë kanë nevojë për investim, kohë, durim dhe punë ekipore”, ka thënë Staveley.

Pas shefes ekzekutive ka folur edhe vetë trajneri Howe, me këtë të fundit duke marrë të gjitha shënimet e duhura në daljen e tij të parë për shtyp.

“Unë jam absolutisht i sigurt se ne mund të shmangim rënien nga kategoria. Por, unë nuk bëj asnjë premtim për këtë”, ka thënë fillimisht Howe.

“Gjithçka që mund të bëj është ta udhëheq klubin në maksimumin e aftësive të mia. Unë do të jap 100 për qind çdo ditë për të sjell sukses në Newcastle”.

“Unë dhe pronarët kemi pasur disa biseda vërtet të mira dhe kam qenë shumë i impresionuar me vizionin e tyre për klubin, por të jem i sinqertë nuk jam thelluar shumë në të”.

“Ka të bëjë gjithçka për afatin e shkurtër dhe pozicionin e ekipit. Natyrisht ne duhet të përpiqemi ta adresojmë këtë shumë shpejt dhe të ngjitemi në ligë dhe të shmangim rënien nga kategoria”, përfundoi anglezi.

Howe flet për transferimet e mundshme të janarit te Newcastle United
Lexo po ashtu Howe flet për transferimet e mundshme të janarit te Newcastle United

Taktikat e përditësuara të Eddie Howe

Kur Howe ishte në Bournemouth, formacioni taktik më i përdorur i tij ishte 4-4-2, por trajneri i ri i Newcastle duket se do të evoluojë pak.

Howe zbuloi se ai është ringjallur duke i marrë kohë nga menaxhmenti dhe se ai kaloi kohë në Spanjë duke mësuar nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone dhe ai i Rayo Vallecano, Andoni Iraola.

Ish-trajneri i “Cherries” do të duhet të mbledhë të gjitha ato përvoja dhe më shumë ndërsa ai fillon jetën në një nga vendet më të nxehta në futbollin botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori