LAJMI I FUNDIT:

Hyundai ka prezantuar SUV-in e ardhshëm elektrik Ioniq me konceptin SEVEN

Hyundai ka prezantuar SUV-in e ardhshëm elektrik Ioniq me konceptin SEVEN

Hyundai ka zbuluar konceptin SEVEN në Auto Show në Los Angeles, duke njoftuar SUV-in e ardhshëm elektrik.

Është një SUV Ioniq 7 që do të jetë në prodhim masiv. Ai do të bazohet në platformën E-GMP të Hyundai të përdorur nga Ioniq 5 dhe Kia EV6. Duhet pritur një bazë pak më e gjatë e rrotave në krahasim me modelet e përmendura në mënyrë që Ioniq 7 të jetë në klasën e mësipërme. Do të jetë një SUV i vërtetë, jo një crossover dhe Hyundai thotë se koncepti ka një distancë prej 483 kilometrash dhe se mbështet karikimin e shpejtë 350 W, gjë që ndoshta do të ndodhë edhe me modelin e prodhimit.


Pjesa e përparme e veturës është frymëzuar nga dizajni i Staria MVP, ndërsa kapaku i gjatë dhe harqet më masive të rrotave duken të fuqishme. Nuk dihet ende nëse paneli masiv i xhamit në pjesën e pasme i plotëson standardet e sigurisë.

Brendësia është deri tani tipike e konceptit, kabina përfaqëson një “hapësirë ​​jetese inovative mbi rrota” dhe leva e lëvizshme zëvendëson timonin. Vendet janë gjithashtu të pazakonta. Në pjesën e pasme ka një frigorifer në miniaturë.

Çatia panoramike shërben gjithashtu si një ekran OLED, dhe pjesa e brendshme është projektuar për relaksim dhe kënaqësi maksimale gjatë udhëtimit.

Ekziston edhe një sistem i veçantë higjienik që sterilizon sipërfaqet me rrezet UV. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Kalo në kategori