LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmuan gruan, vëllai vëllanë e djali nënën

Gjashtë raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmuan gruan, vëllai vëllanë e djali nënën

Në 24 orët e fundit në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren e Rahovec.

Lexoni të plotë raportin e policisë për rastet e dhunës në 24 orët e fundit.


Rastet e dhunës:

Prishtinë, 16.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar dhe është tentuar të sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.11.2021 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 17.11.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 17.11.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimi, i dyshuari kishte penguar zyrtarët policor dhe kishte kanosur se do ta lëndoj vetën. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 17.11.2021 – 11:25. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces gjyqësor, përmes telefonit e ka kanosur vajzën e tyre, me pretekst pse ka shkuar tekë nëna e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori